Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në “Real Story” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në humbje. Sipas tij, kreu i shtetit e nxori Kosovën në pazarin e miqve dhe të armiqve, duke provokuar miqtë.
Çupi theksoi se sot Amerika dhe BE ndodhen përpara armiqve të Kosovës, të cilëve ju thanë me ironi se me atë që fiton do të shkojë Kosova.
“Unë e shikoj që Albin Kurti është në humbje, domethënë dhe këtë akt kaq barbar të nënkryetarit të listës serbe, e konsideroj barbarizëm në shumë rrethana sepse është përfaqësuesi i një grupi politik dhe ndihmon për të kryer vrasje dhe në fund dorëzohet. Megjithatë, kaq makabër është ky akt, deri më sot presidenti i Serbisë e ktheu në favorin e vetë. Sepse gjithë mediat e perëndimit dhe CNN që dihet se çfarë pushteti kanë, e konsiderojnë një udhëheqës që po bashkëpunon me Perëndimin, i cili po dorëzon atë çfarë duhet dorëzuar dhe e konsiderojnë si një lider kontruktiv. Por kemi parasysh që është ballë për ballë me Kurtin, i cili e nisi ofensivën i pari, dërgoi policinë atje. Ky është akti më i papranueshëm për një udhëheqës të Kosovës. Ajo çfarë ndodhi me Kurtin me pak fjalë është se Kosovën e nxorri në pazarin e miqve dhe të armiqëve dhe provokoi miqtë, ata që e kanë krijuar Kosovën. Domethënë, sot Amerika dhe BE ndodhen përpara armiqve të Kosovës, të cilëve ju thanë me atë që fiton do të shkojë Kosova me një farë ironie, metafore. Kështu që sot ndodhemi para një gjendje që vetë krijuesit e Kosovës ndodhen në krizë”, tha Çupi./abcnews.al