Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës së tij, te Komuna e Parisit. Kështu raporton Policia e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. 24-vjeçari ishte i grumbulluar në sfidën e sotme mes Partizanit dhe Teutës, por është larguar më herët se shokët e skuadrës nga stadiumi “Selman Stermasi”.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pak minuta më parë, klubi i Partizani me anë të një njoftimi në Facebook, shkroi se Teqja është jashtë rrezikut për jetën dhe po monitorohet nga mjekët në spitalin e Traumës. Një lajm i mirë ky për futbollin shqiptar./abcnews.al