“Djajtë” e Manchester United nuk janë duke kaluar momentin e tyre më të mirë, teksa në 5 ndeshjet e para të Premier League kanë arritur të regjistrojnë 2 fitore dhe 3 humbje, humbje të cilat kanë ardhur nga “rivalë direkt” për zonën e Champions e titullin, si Tottenham, Arsenal e Brighton.
Humbja më “e freskt” është pikërisht ndaj këtyre të fundit, me “pulëbardhat” e tekniku De Zerbi, që arritën t’i mundnin “të kuqtë” e Ten Hag, me rezultatin e thellë 1 me 3, në mitikun “Old Trafford”, duke thelluar krizën te United.
Pas ndeshjes, i “tronditur” jo pak nga kjo situatë, dukej të ishte dhe mesfushori danez, Christian Eriksen, i cili për mediat tha disa fjalë për situatën ku ndodhen “djajte” dhe shtoi se duhet pak “fat” për të dalë nga kjo “krizë”.
“Është një humbje e rëndë, duhet të analizojmë veten. Kemi ndryshuar disa gjëra, por jemi të zhgënjyer. Na mungojnë gjërat e vogla, pak fat. Ne kemi nevojë për këtë për të kapërcyer krizën”,- u shpreh “arkitekti” i mesfushës. /i.m /abcnews.al