Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Po udhëtonte me skuter, përplaset për vdekje 38-vjeçari shqiptar

schedule11:25 - 15 Shtator, 2023

schedule 11:25 - 15 Shtator, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tezze sul Brenta, Itali, ku një 38-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën pasi teksa lëvizte me skuter është përplasur nga një makinë.

Mediat italiane shkruajnë se pas përplasjes me makinën që i vinte përballë, një tjetër automjet e ka përplasur sërish duke mos e shmangur dot 38-vjeçarin shqiptar Altin Lekaj.

Ai jetonte pranë vendit të aksidentit me bashkëshorten e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri dhe tre fëmijët e tyre të mitur. Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por raportuan se 38-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.



Në vendngjarje ka shkuar edhe kryebashkiaku, Luigi Pellanda, i cili shprehu ngushëllimet e tij familjes së shqiptarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!