TIRANË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Tiranës. Ai ishte kthyer në një profesionist në vjedhjen e biçikletave dhe monopatinave.
Sipas të dhënave, 33-vjeçari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Autoritetet thonë se veprimtaria e të riut është dokumentuar me prova, ndërsa vijon puna për zbardhjen e të gjitha rasteve, ku mund të jetë përshirë i arrestuari./ abcnews.al