“Kosova, prioritet kombëtar”, Begaj pret Osmanin: Do keni mbështetjen tonë në OKB

schedule14:55 - 4 Shtator, 2023

schedule 14:55 - 4 Shtator, 2023

Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Presidenti Bajram Begaj  ja konfirmoi homologes Vjosa Osmani  bashkë me  mbështetjen në çdo forum ndërkombëtar.

“Në debatin e Asamblesë së Përgjithme të OKB-së do të kem në fokus çështjen e njohjes së Kosovës.”

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj  u ndal tek situata  në veri dhe tha se askush nuk mund të diskutojë sovranitetitn dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në veri të Kosovës si dhe veprimeve nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet ndërveprim më i ngushtë me partnerët tanë, SHBA dhe BE. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe të drejtën për të zbatuar Kushtetutën.  Vlerësova hapat e ndërmarra për deeskalimin e situatës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA është rruga e vetme drejt paqes”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  vizitoi Tiranën për herë të parë pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive dhe foli për raportet mes vendeve.

“Çdo diskutim i momenti është tejkaluar, qëllimi ynë është i përbashkët Kosova sovrane, e pavarur në kufijtë aktuale dhe e integruar  … Relacionet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, mua me pëlqen ti quaj relacione mes motrash. Mund të fuqizohen edhe më tej, do ta rrisim koordinimin mes nesh, se është në interes të dyja shteteve, kombit tonë dhe paqes afatgjatë. Mungesa e paqes në një pjesë ndikon në të gjithë Ballkanin, prandaj duhet të punojmë për t’ tejkaluar sfidat. Është Serbia ajo që acaron situatën në rajonin tonë nëpërmjet sulmeve ndaj Kosovës.”

Kryetarja e Shtetit  tha se Kosova po përballet me sfidën e sigurisë dhe tregoi se fokusi I vizitës   është bashkërendimi  për një veprim të unifkuar të politikës së jashtme

““Kosova sot përballet me sfidimin më të madh të sigursë në këto 25 vitet e fundit. Kur kemi përballje me sfida të tilla atëherë është detyrim i secilit prej nesh që interesat kombëtare ti vëmë para së gjithash. Të flasim me një zë e të unifikuar. Unë s’kam dyshim se qëllimin e kemi të përbashkët. Ndonësë ndonjëherë kemi dallime në strategji atëherë duhet të ulemi t’i diskutojmë si familje. Sepse jemi një familje. Jam e bindur se edhe ndonjë moment i vogël i pakëndshëm tejkalohet. Do të ulem për angazhim me presidentin, kryeministrin dhe me të gjithë diplomatët e republikës së Shqipërisë kudo ndodhen”

Osmani kërkoi mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ndërsa Begaj tha se udhëheqës duhet te jetë interesi kombëtar me qëllim thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!