“Vendit i duhet opozitë”, Bardhi: Ftoj të gjithë deputetët e opozitës nesër në takim

schedule10:03 - 4 Shtator, 2023

schedule 10:03 - 4 Shtator, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur për mediat në prag të sesionit të ri parlamentar.

Ai është shprehur se vendit i duhet një opozitë dhe ka sqaruar se mbledhja e thirrur nga ai për ditën e nesërme do të jetë për të unifikuar një agjendë të përbashkët parlamentare, duke i bërë thirrje të gjithë deputetëve demokrat të jenë të pranishëm.

Mbledhja e nesërm është për të unifikuar një agjendë të përbashkët parlamentare, gjithë bashkë si deputetë të opozitës.

I ftoj të gjithë të jenë pjesë, do të jemi të gjithë për të diskutuar se si ka funksionuar opozita gjatë dy viteve, për t’i dhënë fund asaj situate që shpesh herë na ka vënë në siklet në këtë sallë të parlamentit dhe për të ndërtuar një aksion politik parlamentar të përbashkët.

Nuk ka arsye që për arsye që  që për çështje që jemi të gjithë dakord, të mos kemi bashkim me njëri-tjetrin” tha Bardhi.

I pyetur nëse do të bëjë rolin e negociatorit mes Berishës dhe Basha e Alibeajt, Bardhi u shpreh se roli i tij si kreu  i Grupit Parlamentar është të unifikojë çdo deputet të PD në një qëndrim  të përbashkët kundër Edi Ramës.

Sipas tij demokratët tani janë të prirur për të dëgjuar fjalën bashkim dhe jo ndarje.

Roli si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD  është të unifikoj çdo deputetet të PD në një qëndrim të përbashkët kundër Edi Ramës.

Kam bindjen që në këtë periudhë demokratët nuk janë të prirur të dëgjojnë ndarje, por bashkim, “ theksoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!