Fundjava e parë e shtatorit e nxehtë, temperature deri në 36 gradë

schedule10:28 - 1 Shtator, 2023

schedule 10:28 - 1 Shtator, 2023

Fundjava është nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Meteorologia Lajda Porja thekson se moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë prezente në të gjithë vendin përjashtuar zonat verilindore dhe veriore që në disa momente mund të kenë edhe prani të reshjeve të shiut.

“Fundjava ka sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që moti I kthjellët do të jetë prezent përgjatë vijës bregdetare dhe vendet bregdetare. Vranësirat e lehta do të jenë prezente herë pas here, zonat malore edhe pse do të kenë mot të kthjellët dhe me vranësira të shpeshta në verilindje dhe në veri do të ketë edhe reshje.

Temperatuart do të jenë minimalja në 15 gradë dhe maksimalja do të regjistrojë 35 gradë dhe ditën e dielë do të ketë edhe zona që do të jenë 36 gradë temperature me 4-5 gradë mbi normalen”, ka thënë ajo.

Gjithashtu edhe vendet e rajonit do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!