Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie për veprën penale “Podhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndalimi i tij është bërë në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Pas verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Podhim dhe shitje e narkotikëve”.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al