Daily Mirror raporton se Bayern do të kthehet me një ofertë të re në Tottenham Hotspur për Harry Kane, e cila do të rritet në 87 milionë euro, pavarësisht dy refuzimeve që kanë marrë tashmë.
Propozimi i fundit që ata bënë, por nuk u pranua, ishte 80 milionë euro, ku Tottenham kërkon 105 milionë euro.
Bayern po i ofron Kane një kontratë pesëvjeçare, pra deri në vitin 2028, ndërsa ai do të marrë më shumë se 20 milionë euro.
Sigurisht që mbetet për të arritur një marrëveshje me Tottenhamin, pasi dëshira e futbollistit anglez është të vazhdojë në Bundesligë. /G.D abcnews.al/