Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Bayern shkon (dhe fiton) në “fshat”/ Në fushën e Elversberg përfundon 2-1 për kampionët gjermanë

schedule12:55 - 14 Shtator, 2026

schedule 12:55 - 14 Shtator, 2026

Në Itali është Komo, por Gjermania ka “hirushen” e saj. Elversberg, ekipi që u ngjit për herë të parë në Bundesligë në historinë e tij, provoi këtë fundjavë ndeshjen më të madhe për të gjitha kohët për tifozët vendas.

Në Stadiumin e Blirit Mbretëror ishin 11 500 spektatorë për të parë Bajernin që të luante në të njëjtin nivel me ekipin e qytezës së tyre, që në Gjermani e quajnë fshat.

Jo më kot ka vetëm 7 500 banorë.

Kampionët e Bundesligës ia dolën të fitonin një ndeshje të fortë, edhe pse dominimi I tyre në terren nuk u vu kurrë në diskutim.

Lenart Karl shënoi për bavarezët kundër rrjedhës së lojës, por Kratenmaher barazoi pas një ore futboll.

Harri Kejn, kapiteni I Anglisë dhe Këpuca e Artë e Europës sezonin e kaluar, zgjidhi ndeshjen me golin e parë për këtë stinor.

Kjo në 72’.

“Spektakli I Bajernit në fshat”, shkruan e përditshmja tabloide “Bild”, që lavdëron sensacionalin Elversberg që kishte qenë I pathyer deri në këtë ndeshje, dhe që ka 7 pikë.

Bajerni pati 21 gjuatje nga të cilët 7 në kuadrat, ndërsa modestët vendas ia dolën vetëm një herë të shënjestronin saktë portën e gjigandëve.

Pas tri javëve të para të Bundesligës, kampionët janë në vend të katërt me 7 pikë, ndërsa kryesimi u takon Frajburgut dhe Dortmundit me nga 9 pikë të plota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!