Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kreu i qeverisë postoi një foto në rrjetin social Facebook. Përveç Donald Trump, ai ka takuar edhe Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump. Rama shoqërohej në këtë takim edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Takimi është zhvilluar gjatë punimeve të sesionit të 74 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku merr pjesë edhe kreu i qeverisë shqiptare. Gjithashtu, kryeministri shqiptar do të mbajë edhe një fjalë gjatë punimeve të kësaj asambleje.
/abcnews.al