“Kurti nuk është i interesuar për raporte të mira të Kosovës me BE dhe SHBA”, Ish.zv.ministri: Po prodhon krizë

schedule16:22 - 27 Korrik, 2023

schedule 16:22 - 27 Korrik, 2023

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka komentuar ardhjen e delegacionit të SHBA ditën e dielë në Kosovë, i cili do të ketë takime të ndara me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai u shpreh se SHBA dhe BE në situatën aktuale nuk kanë nevojë për një krizë shtesë në Ballkanin Perëndimor dhe janë duke përpjetur për të bindur Kosovën se kriza nuk është në interesin e vetë Kosovës, por nuk është as në interesin e politikës amerikane.

Pala kosovare me në krye kryeministrin Kurti, nuk po arrin të kuptojë qëllimisht se çështja e Kosovës nuk është ekskluzivitet i Kosovës dhe sigurisë së saj, por është çështje rajonale dhe për më gjerë është dhe çështje amerikane dhe evropiane. SHBA dhe BE në situatën aktuale nuk kanë nevojë për një krizë shtesë në Ballkanin Perëndimor dhe janë duke bërë të gjitha përpjekjet për të bindur Kosovën se kriza nuk është në interesin e vetë Kosovës, por nuk është as në interesin e politikës amerikane. Unë besoj që këto janë mesazhet që do të ripërsëriten nga deligacioni, por gjithashtu pres të shkohet dhe pak më tej, për pasojat që mund të ketë jo vetëm Kosova, por dhe protagonistët politikë në qoftë se vazhdojnë me këtë lojë të provokimit të krizave në vazhdimësi”, tha Berisha.

Më tej, sa i përket qendrimit të Kurtit për heqjen e sanksioneve para zgjedhjeve, ai deklaroi se kryeministri nuk është i interesuar për raporte të mira të Kosovës me BE dhe SHBA.

Unë e kam thënë dhe më herët që Zoti Kurti nuk është i interesuar për raporte të mira të Kosovës me BE dhe SHBA. Pastaj luan me këtë lojën pseudopatriotizmin e tij, me termat tipike sovraniste, betejën me Serbinë etj, por që në thelb arsyetimi i tij me publikun tregon që ai nuk është i interesuar për të krijuar një situatë përmes të së cilës Kosova mund të ecte përpara. Në këtë kuptim ai tani prodhon krizë pas krize, thua se situata në veri që është brenda territorit të Kosovës, thua se Amerika është në hall të bëhen zgjedhjet në Kosovë”, shtoi Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!