Zbulohet varreza masive e mercenarëve të Wagner në shkretëtirën e Siberisë

schedule19:29 - 24 Korrik, 2023

schedule 19:29 - 24 Korrik, 2023

Një varrezë masive e trupave të grupit Wagner është zbuluar në një zonë të Siberisë.

Pamjet tronditëse që po qarkullojnë në rrjet tregojnë varrezën masive, që doli në dritë nga pastrimi i pyjeve të dendur në Irtkusk.

Qyteti i largët siberian, rreth 3250 milje nga Moska, është një qendër për aviacionin rus, por tani njihet edhe si varreza e mbi 60 mercenarëve.

Zbulimi i saj u bë nga dy gazetarë vendas, me pamjet tronditëse që tregonin një përzierje të varreve ceremoniale dhe kanaleve të hapura me avull dhe tym që dilte jashtë si rezultat i mbetjeve njerëzore të kalbura.

Shumica e vendeve të varrimit janë të shënuara me një kryq druri, të stolisur me dy kurora. Njëra kurorë ka tre ngjyrat e flamurit rus dhe tjetra lule kuqe-verdhë të stemës së Wagner.

Edhe pse rreth 60 varre të zbuluara, duket se kjo hapësirë toke zë vetëm një pjesë të vogël të sipërfaqes së pastruar dhe gjasat janë që të zbulohen më shumë trupa të tjerë të vdekur.

Sipas gazetës ruse Pravda, 13 varre të “heronjve të luftës” u gjetën gjithashtu në vend. Të gjithë luftëtarët e varrosur në varrezat Alexandrovskoe besohet se kanë vdekur brenda periudhës nga dhjetori 2022 deri në mars 2023.

Përmes bazave të të dhënave lokale, gazetarët zbuluan gjithashtu se më shumë se 43 ushtarë të vdekur ishin të dënuar nga mosha 20 deri në 62 vjeç.

Prej tyre, 17 anëtarë thuhet se kanë qenë të dënuar për vrasje dhe pjesa tjetër për grabitje dhe drogë, por u lanë të lirë me kushtin për të luftuar në frontin e Ukrainës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!