Ushtria ukrainase ka deklaruar se ka goditur një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi, e vendosur në qytetin e Omskut, në Siberi, rreth 2500 kilometra larg Ukrainës.
Autoritetet ushtarake ukrainase nuk dhanë detaje lidhur me dëmet e shkaktuara nga sulmi.
Rafineria e Omskut ishte goditur edhe në muajin korrik. Sipas palës ukrainase, impianti ka një rëndësi strategjike pasi furnizon me karburant ushtrinë ruse.


