Partia Popullore konservatore e Alberto Núñez Feijóo-s dukej në rrugën e duhur për një fitore të madhe në zgjedhjet e zhvilluara në Spanjë, teksa u mbyllën qendrat e votimit mbrëmjen e së dielës, por pas numërimit të 95% të votave, ata kanë fituar 169 vende në parlament, nga 176 që duhen për të marrë shumicën.
Konservatorëve u mungon një marrëveshje me të djathtën ekstreme, çka do t’i sillte ata në qeverisje, shkruan BBC.
Socialistët janë shumë prapa rivalëve të tyre, me 153 vende nëse merrni vendet e fituara nga aleanca e krahut të majtë Sumar.
Konservatorët do të festojnë sonte sepse ata kanë fituar, por për momentin nuk ka një rrugë të qartë përpara drejt shumicës./abcnews.al