“Rrogozhinasit” e Egantias duket se e kanë nisur me vrull përballjen e dytë të fazës së parë kualifikuese të Conference League, ndaj armenëve të Ararat Armenia, teksa kanë arritur të zhbllokojnë shifrat që në minutën e 3′-të falë brazilianit Fernando.
Një ekzekutim perfekt i goditjes së këndit nga anësori Aleksi kapet bukur me kokë nga “fantazisti” brazilian, i cili nga një distanë e afërt nuk gabon dhe çon topin në rrjetë e më pas feston golin duke bërë shqiponjën me duar. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: