Presidenti i SHBA Joe Biden ka ftuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të vizitojë Uashingtonin, njoftoi sot zyra e kryeministrit izraelit.
Të dy udhëheqësit patën një bisedë “të gjatë”, sipas një deklarate nga zyra e Netanyahut. Fokusi ishte përballja me kërcënimet nga Irani dhe forcimi i aleancës së tyre.
Netanyahu i tha Bidenit se do të përpiqet të sigurojë “konsensus të gjerë” mbi reformën e diskutueshme të sistemit të drejtësisë izraelite që ai po promovon.
Të martën, Biden do të presë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.