Nisin protestat kundër Kurtit, veteranët e UÇK: Qeveria bashkëpunon me kriminelë serbë

schedule23:03 - 15 Korrik, 2023

schedule 23:03 - 15 Korrik, 2023

Veteranët e UÇK, të mbeshtetur nga qytetarët dhe partitë opozitare,  dhe familjarët e të zhdukurve nga Serbia gjatë luftës, paralajmëruan qeverinë Kurti se nuk do të tolerojnë më politikat e tyre kundër atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.  Protesta e thirrur nga Veteranët e UÇK pasoi deklaratat kundër tyre nga ministei i brendshëm Xhelal Svecla i mbështetur nga kryeministri Kurti të cilat u konsideruan skandaloze.

Qëndrimet e tyre ishin të qarta, kundër qeverisë Kurti dhe vetë kryeministrit të cilin e akuzojnë për pazare me kriminelë të sanksionuar nga ShBC si Milan Radojicic dhe mos dekretimin nga presidentja Osmani të ligjit për  pagën minimale, i cili nuk i përfshin ata. Veteranët e luftës thanë se pazaret e qeverisë Kurti me njerëzit e Radojicic janë të papranueshme.

Shoqatat e veteranëve kanë theksuar se protestat do të vazhdojnë dhe po kështu kanë nënvizuar se nuk kanë komunikim me qeverinë Kurti.

Protesta e veteranëve dha mesazhe të qarta për qeverinë Kurti e cila mbrohej nga gardhi i policisë. Rrethojat mbrojtëse u hoqën vetëm pas përfundimit të protestës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!