Kampioni i Botës me Argjentinën, Pauolo Dybala mund të quhet me plot gojë, një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe me një klauzolë prej vetëm 12 milionë euro, të shumta janë ekipet që dëshirojnë shërbimet e tij.
Ndër ekipet që kërkojnë të kenë argjentinasin në organikën e tyre janë dhe “blutë” e Chelsea dhe qendërmbrojtësi i këtyre të fundit, Thiago Silva i ka bërë një thirrje publike 29-vjeçarit për të ardhur në “Stamford Bridge”.
“Do të doja të luante me ne, ai është një kampion dhe do të na ndihmonte shumë”,- u shpreh “veterani” brazilian i mbrojtjes për mediat, teksa ishte i pranishëm në Çmimin e Madh të Silverstone. /i.m /abcnews.al