Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inter, “i vogël” në Europë/ Zikaltërit mundën 4-3 në shtëpi, e papritur nga Club Brugge

schedule12:50 - 14 Tetor, 2026

schedule 12:50 - 14 Tetor, 2026

Nuk mjafton të jesh i fortë në Serinë A. Kampionati italian ka humbur kaq shumë shkëlqim këta vjet në Europë, ashtu si edhe kombëtarja e Kaltër ka kaluar nga dështimi në dështim në arenën botërore.

Konfirmimi I rënies së fuqisë së skuadrave nga Apeninet erdhi këtë mesjavë në Champions, me Interin dhe Napolin që u mundën dhe që nuk kanë asnjë pikë pas dy javëve të para.

E papritura më e madhe ishte disfata e kampiones në fuqi të vendit, që u mund 4-3 nga Klub Bryzh, një ekip i mirë belg, por jo për një arritje të tillë brenda në “San Siro” të Milanos.



Gjithsesi, kjo ndodhi, dhe erdhi një sezon pasi zikaltërit u eliminuan bindshëm nga Bodo Glimt i Norvegjisë, me dy humbje dhe rezultat total 5-2 në plej ofin e Championsit.

Heroi për Bryzhin ishte një gjerman me origjinë italiane si Nikolo Tresoldi, autor i tre golave në minutat 30 me penallti, 63 e 74. Nuk bëri punë forma mjaft e mirë e kapitenit Lautaro Martinez, që realizoi dy herë.

Kjo ishte humbja e katërt radhazi e Interit në Champions, pas atyre vjet ndaj Bodo Glimtit, dhe në Madrid kundër Realit këtë vit. Hera e parë që kjo I ndodh lombardëve, që nuk kanë asnjë pikë në dy javë, dhe rrezikojnë shumë në një grup shumë të fortë, ndërsa në javët e ardhshme do të kenë përballje të vështira ndaj Liverpulit, Dortmundit apo edhe Shtutgartit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!