Milan ka propozuar sulmuesin Divock Origi te West Ham si pjesë e marrëveshjes për transfearimin e Gianluca Scamacca.
Sulmuesi italian nuk e ka gjetur veten në Angli që pas transferimit prej 42 milionë eurosh nga Sassuolo. Duket se sulmuesi italian po përpiqet të rikthehet në Itali, ku klube si Milan dhe Roma kanë shfaqur interes real për kartonin e tij.
Sipas “Sky Sport Italia”, West Ham vazhdon ta refuzojë metodën e huazimit me opsion blerjeje, dhe kështu kuqezinjtë po mendojnë për planin e ri.
Në tratativa, Milan përfshinë edhe shërbimet e Origi, ish-sulmuesit të Liverpool./h.ll/abcnews.al