Një shqiptar është gjetur i vrarë në Gjermani. Viktima është një 27-vjeçar, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Trupi i pajetë është gjetur në Dölauer Heide disa ditë më parë. Në trupin e viktimës kishte plagë të shkaktuara nga arma dhe goditjet me thikë. Hetuesit gjermanë thonë se 27-vjeçari shqiptar ishte vrarë në mënyrë barbare.
Trupi i pajetë u gjet në një kanal në një zonë të pyllëzuar. Trupi i 27 vjeçarit shqiptar ishte fshehur nën gjethe në një kanal, ndërkaq u identifikua nga ADN-ja e tij. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur për media
Është ende e paqartë nëse shqiptari ishte vrarë në vendin ku u gjet apo ishte sjellë aty pas ekzekutimit në ndonjë zonë tjetër.
Zbulimi i trupit u bë rastësisht të dielën nga një kalimtarë të rastit.
Policia po heton këtë ngjarje, shkruajnë mediat gjermane, për të identifikuar dhe arrestuar autorët. /abcnews.al