Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo, një nga katër aeroportet që i shërben Moskës, devijoi gjashtë fluturime të martën. Sipas një deklarate nga Rosaviatsiya, Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë, ky vendim u mor për arsye teknike.
“Për shkak të çështjeve teknike të pamenaxhueshme nga vetë aeroporti, Vnukovo ka vendosur kufizime në mbërritjen dhe nisjen e avionëve që nga fillimi në orën 5:10 të mëngjesit. Kufizimet në fluturimet që mbërrijnë dhe nisen nga aeroporti Vnukovo mbetën në fuqi deri në orën 8:00 të mëngjesit”, tha Rosaviatsiya në deklaratë.
Sipas kryebashkiakut të Moskës, përpjekja për sulm me dron ukrainas e detyroi aeroportin të devijonte fluturimet
“Një tentativë për sulm me dron ukrainas detyroi një aeroport që i shërben Moskës të devijonte “disa fluturime” të martën. Për arsye sigurie, disa fluturime nga aeroporti Vnukovo janë ndryshuar përkohësisht. Të gjithë dronët e zbuluar u eliminuan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe nuk pati viktima apo lëndime” tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin në Telegram.
Mediat shtetërore ruse raportuan më herët se dy drone u rrëzuan pranë kryeqytetit të martën.
/abcnews.al