“Nuk shkojmë në fshat tjetër për mësim”, protestojnë nxënësit në Peqin

schedule15:11 - 19 Shtator, 2019

schedule 15:11 - 19 Shtator, 2019

Nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në fshatin Shezë të Peqinit kanë protestuar për dëmtimin që godina e saj ka pësuar nga tërmeti. Ata kërkojnë rindërtimin e shkollës duke refuzuar të shkojnë në fshatin fqinj për mësim.

Nuk mund të futen në godinën e shkollës, sepse rrezikojnë jetën. Por nxënës prindër në fshatin Shezë të Peqinit protestuan. Ata duan që godina të rregullohet dhe jo të shkojnë në shkollë tjetër.

Për të dytin vit radhazi, shkolla 9-vjeçare në fshatin Shezë, pjesë e bashkisë së Peqinit nuk ka hapur dyert për nxënësit e saj. Shkak për këtë është bërë dëmtimi i godinës nga tërmeti i vitit 2014-të. Por që nga ajo kohë nuk është bërë asnjë ndërhyrje, ndërkohë që grupi i specialistëve gjatë inspektimi të shkollës ka vendosur mbylljen e saj dhe dërgimin e fëmijëve në shkollën e fshatit Pekisht për të kryer mësim pasdite.

Edhe fëmijët që prej dy ditësh nuk shkojnë më në shkollën e fshatit fqinj. Ata refuzojnë që të shkojnë me autobus në shkollën e fshatit fqinj.

Edhe administratori i njësisë administrative Shezë Alban Çullhaj është solizariduar me komunitetin dhe protestën e tyre. Pavarësisht se zyra vendore i dërgoi shkresë bashkisë Peqin dhe Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit nuk ka lëvruar asnjë fond.

Në shkollën 9-vjeçare në Shezë të Peqinit ndjekin mësim edhe fëmijët e fshatrave Karthnek, Trash, Grykshtë cilët duhet të përshkojnë disa kilometra për të mbërritur në shkollë. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!