Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fatura e protestës/ Tatimet: 18 milionë Lekë dëme, 90 biznese të dëmtuara deri më tani

schedule14:01 - 21 Tetor, 2026

schedule 14:01 - 21 Tetor, 2026

Rreth 90 biznese në Tiranë janë dëmtuar nga aktet vandale gjatë protestave të ditëve të fundit. Sipas bilancit paraprak të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vlera e dëmeve materiale të raportuara arrin në rreth 18 milionë lekë.

Të dhënat janë verifikuar  edhe nga ekipet  në terren, si dhe nga raportimet e vetë subjekteve të prekura përmes portalit “Dëmi Im”.

Ndërkohë, rreth 10 ekipe të Administratës Tatimore vijojnë punën për evidentimin dhe verifikimin e dëmeve të shkaktuara. Procesi synon të përcaktojë përmasat e dëmeve dhe të krijojë një pasqyrë më të plotë të bizneseve të prekura.



Qeveria njoftoi pak ditë më parë  nismën për raportimin e bizneseve të dëmtuara, përmes portalit “Dëmi Im”, në platformën e-Albania. Bizneset duhet të plotësojnë të dhënat e kërkuara, duke përfshirë natyrën e dëmit dhe vlerën e përllogaritur të dëmeve materiale.

Qeveria ka njoftuar se do të dëmshpërblejë bizneset e vogla që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet. Ndërkohë, për bizneset që kanë sigurim, dëmet do të mbulohen sipas kushteve të policave përkatëse nga kompanitë e sigurimit.

Procesi i evidentimit të dëmeve vijon, ndërsa bilanci paraprak pritet të plotësohet me të dhënat e reja që do të dalin nga verifikimet në terren dhe raportimet e bizneseve të prekura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!