Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dhunuesit do të kenë hijen e shtetit nga pas”/ Rama: U tentua përçarja fetare

schedule12:07 - 21 Tetor, 2026

schedule 12:07 - 21 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, ka paralajmëruar se personat që kanë dëmtuar pronën publike dhe private gjatë protestave do të mbajnë përgjegjësi deri në shlyerjen e dëmeve.

Rama u shpreh se përveç akteve të dhunës, sipas tij, janë evidentuar edhe ndërhyrje të lidhura me pozicionin e Shqipërisë dhe përpjekje për të nxitur përçarje fetare. Në takim, kreu i qeverisë theksoi gjithashtu rëndësinë e financimit të nismave për të rinjtë dhe mbështetjen e atyre që synojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre përmes punës.

“Rrisim buxhetin për të rinjtë. Të gjithë ata të rinj që duan të punojnë dhe duan t’ia arrijnë me punë, janë objekti i këtyre nismave. Ne të gjithë do të punojmë për të vënë në dispozicion financat, siç po bëjmë me “Dyfisho Ndërmarrjen tënde”, unë ju falënderoj dhe kërkoj më shumë financim.



Të gjitha këto janë njëra anë e medaljes, ana tjetër është e të gjithë atyre që kanë ngritur dorë mbi shtetin dhe kanë dëmtuar pronën private dhe shtetërore, do të kenë hijen e shtetit nga pas derisa të shlyejnë dëmin që kanë bërë.

Këtu nuk është vetëm çështje e flamës së Antifës, apo e pagesave në dorë, këtu ka edhe ndërhyrje malinje të lidhura me pozicionin e Shqipërisë, por edhe me një përpjekje djallëzore për të yshtur përçarje fetare”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!