Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“90 biznese të dëmtuara”/ Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit

schedule14:29 - 21 Tetor, 2026

schedule 14:29 - 21 Tetor, 2026

Protestat që prej më shumë se një jave po përfshijnë vende të ndryshme të Europës dhe po shkaktojnë pasoja në zinxhirin ekonomik, duke ndikuar edhe në kursin e këmbimit të euros, e cila ka zbritur nën 90 lekë.

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola, në një intervistë për “Money Report”, paralajmëron se zgjatja e protestave mund të thellojë dëmet për bizneset, sistemin bankar dhe aktivitetin ekonomik në tërësi.

Sipas tij, pasojat mund të jenë më të mëdha se humbjet e raportuara deri më tani, duke rritur rrezikun e mbylljes së aktiviteteve dhe kërkesën për kredi. Tola thekson nevojën për masa paraprake për të përballuar efektet negative që mund të sjellë përshkallëzimi i situatës.



“Vala e protestuesve kanë përfshirë vende të ndryshme të Europës, por edhe jashtë unionit. Rrëshqitja e euros nën 90 lekë, i atribuohet edhe situatës së paqëndrueshme të shumë shteteve. Ka pasur një ndikim të madh edhe në kursin e këmbimit. Ky është skenari më i dhunshëm, ku më shumë se një javë kjo situatë po vijon, duke pasuar një sërë efektesh për bizneset dhe gjithë zinxhirin ekonomik.

Kjo është vala e paqëndrueshmërisë, ku gjasat për të përshkallëzuar janë evidente. Kjo do të prodhojë një zhvillim jonormal të jetës sociale dhe gjithë zinxhirit ekonomik. Sistemi bankar do të ketë vështirësi në shlyerjen e huave. Kryesisht flasim për biznese të mëdha të dëmtuara, banka e shërbimi telefonik.

Patjetër që pjesa më e madhe do të mbulohen nga kompanitë e sigurimit, por pasojat ekonomike do të jenë më të zgjeruara. Nuk mendoj që humbjet janë në këto nivele, janë shumë më të larta. Do të ketë një kërkesë në rritje të këtyre kredive. Mund të shënohet edhe me një numër të lartë të mbylljes së aktiviteteve. Këto janë skenarë që duhen parashikuar dhe duhen marrë masa paraprake. Zgjatja e protestës do të rrisë efektet negative në ekonomi. Hartimi i dëmeve do të bëhet në bazë të situatës. Të shohim se sa do të jetë buxheti 2027 një përgjigje për kërkesat e protestuesve”, tha eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!