“SHBA i vetmi garant i joni për sigurinë”, Ahmeti: Nuk ka entuziazëm për vizitën e Kurtit në Bruksel

schedule18:02 - 21 Qershor, 2023

schedule 18:02 - 21 Qershor, 2023

 

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një lidhje skype me “Newsline” ndër të tjera foli edhe për pranimin e ftesës së Kurtit për të shkuar në Bruksel edhe pse ky i fundit ka thënë se e ka pranuar për të treguar provat e arrestimit të 3 policëve kosovarë.

Ahmeti u shpreh se kjo nuk ka sjell entuziazëm tek ndërkombëtarët dhe se pritet që të jetë më së shumti një takim pune për negociata në vazhdim, pasi sipas tij Vuçiç nuk ka pranuar të shkojë pa u themeluar Asociacioni dhe pa u liruar serbët e arrestuar në veri.

Ai theksoi se tani i vetmi garant për sigurinë e Kosovës në të ardhmen është SHBA. Sa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë, Ahmeti tha se ata janë në pikën më të ulët.

“Ne si Kosovë na ka përcjellë kjo histori për një kohë të gjatë, jo vetëm më Kurtin. E kemi si natyre të themi jo dhe në fund ta pranojmë duke lënë dëme në shoqëri.

Ai për disa javë ka thënë që nuk e takoj Vuçiç, tani thotë po dhe nëse do ta bëjë është një pozicion shumë të vështirë.

Për sigurinë tonë është kyçe që të jemi aleatë me SHBA. I vetmi garant i joni për sigurinë sot është SHBA dhe NATO.

Zyra nuk të bën kryetar. Kurti e ka parë të rëndësishme këtë gjë edhe pse ka nervozuar ndërkombëtarët.

Edhe me Shqipërinë marrëdhëniet janë në një pikë të ulët, ndaj unë e di që SHBA nuk do të lejojë një konflikt të ri për interesa të veta, por nuk e di se ku do ta gjejmë në përkrahjen tonë. Dimë që shumë shtete na kanë njohur ne pas telefonatës nga SHBA.

Vizita e Kurti atje nuk nënkupton një lëshim nga ana e tij dhe pranim të kërkesave të ndërkombëtarëve, pasi ata nuk janë duke na u lutur për të shkuar. Vuçiç nga ana tjetër thotë që nuk shkoj pa u themeluar Asociacioni dhe pa u liruar serbët në veri.

Nuk pres që do të ketë gëzim të madh nga ndërkombëtarët që Kurti ka thënë po për të shkuar.

Mendoj që do të ketë më shumë një punë për një takim që ndoshta mund të zgjasë disa ditë, se kjo me diplomaci nuk po funksionon.

Reagimi ndërkombëtar ndaj arrestimit të 3 policëve ka qenë shumë i varfër. Gjithë e dimë që policët janë rrëmbyer, por NATO nuk reagon” tha Ahmeti.

Ahmeti tha se lidershipi nuk është thjeshtë për të marrë vota, por për të marrë vendime të rëndësishme dhe të vështira, duke shtuar se duhet të kalohet në bashkëpunim me ndërkombëtarët, jo duke pranuar çdo gjë.

Kur dikush shkon the thot unë do të arrestoj kriminalët serbë në veri, s’ka si të mos ketë përkrahje. Por lidershipi nuk është thjeshtë për të marrë vota, por do të thotë që duhet të marrësh vendime të vështira.

Nuk mendoj se mund ta shtrijë sovranitetin në këtë mënyrë, por unë mendoj se duhet të kalojmë në një bashkëpunim me ndërkombëtarët, jo të pranojmë cdo gjë, por jo të acarojmë marrëdhëniet mes nesh.

Kur të gjithë janë kundër dhe ti thua kam unë të drejtën, atëherë kjo duhet parë më shqetësim.

Mendoj që as vetë deputetët e tij nuk po e kuptojmë. Një ditë dalin e mbrojnë, pastaj ndërrojnë mëndje, pasi ai nuk po tregon se nga cila anë po kthen” shtoi ai.r.t/abcnews.al