Eksperti Geron Kamberi ka komentuar zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë, duke e përshkruar atë si një konflikt ku përdorimi i dronëve dhe lufta e informacionit kanë marrë një rol të rëndësishëm.
Sipas tij, ekziston një paradoks në mënyrën se si pasqyrohet konflikti, pasi ndërsa sulmet me dronë janë të shpeshta, pamjet nga fronti dhe ato të viktimave janë më të kufizuara.
Eksperti tha se përdorimi i dronëve e ka ndryshuar natyrën e përballjes, duke e kthyer atë në një luftë të vazhdueshme presioni.
“ Ka qenë një luftë e dronëve dhe mikrofonëve, nuk kemi parë një luftë klasike, pavarësisht se ka luftime në front. Shpesh ka një paradoks edhe brenda luftës, shohim sulmet përmes dronëve, por për numrin e viktimave, nga fronti nuk sheh imazhe viktimash.
Por fakti që vazhdon kaq gjatë si luftë, nuk besoj se askush nuk do të kishte guximin ta vazhdonte si luftë në pafundësi. Dronët e kanë kthyer në një luftë zgare dhe pickimesh dhe nervash që sjell kosto, por jo në atë nivel që raportohet.”


