Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eksperti Shala: Rusët nuk kanë mundësi të avancojnë, po intensifikojnë sulmet ajrore

schedule21:25 - 29 Shtator, 2026

schedule 21:25 - 29 Shtator, 2026

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala ka komentuar zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë, duke u ndalur te ecuria në terren, intensifikimi i sulmeve ajrore dhe përdorimi i dronëve.

Shala tha se forcat ruse po hasin vështirësi për të avancuar në pikat kyçe të frontit, ndërsa sipas tij Moska po intensifikon sulmet nga ajri.

Ai theksoi se dronët reaktivë kanë shpejtësi të lartë dhe se gjatë 10 ditëve të fundit janë përdorur së bashku me raketat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.



Shala u ndal edhe te afrimi i dimrit dhe ndikimi që mund të ketë situata në terren, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e përdorimit të dronëve në zhvillimet ushtarake.

“Rusët po pajtohen që nuk po kanë mundësi të avancojnë, të kapen në pikat kyçe. Rusët po intensifikojnë sulmet ajrore, kanë futur në punë dronët reaktivë. Këta dronë fluturojnë në shpejtësi të madhe dhe në 10 ditët e fundit kanë goditur me dronë dhe raketa dhe dëmi është shumë i madh.

Problemi tjetër është se si po shkohet dhe si po afrohet dimri. Përdorimi i dronëve ka bërë që të mos e lejojnë Rusinë të ketë grumbullim të madh forcash dhe mjetesh. Kanalet e diplomacisë po mbeten hapur.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!