“Kemi një të vdekur, do i kryejmë ritet”, gazetari ndan bisedën me policin: Çfarë i thanë muxhahedinët para kontrollit

schedule13:44 - 20 Qershor, 2023

schedule 13:44 - 20 Qershor, 2023

Policia e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte me urdhër nga SPAK kanë zhvilluar kontrolle në brendësi të kampit Ashraf 3 në Manëz ku dyshohej për ngritjen e një qendre të paligjshme.

Gazetari Leonidha Musaj në një raportim për ABC News thekson se një nga pjesëmarrësit në operacionin e kësaj të marten në brendësi të kampit i ka pohuar se banorët i kanë pyetur policinë se pse ky kontroll, dhe kanë pohuar që në fillim se ato kanë një person të vdekur dhe duhet që ti bëjnë ritualet.

Një burimi im i brendshëm që merrte pjesë në operacion, që në momentet e para që janë futur në ambientet e MEK, banorët i kishin pohuar policisë se pse ky insistim, se kanë një person të pajetë dhe do i kryenin ritet e zakonshme”, ka thënë gazetari.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat zëdhënësi i MEK kishte deklaruar për mediat se gjatë tensioneve brenda kampit një person ishte vrarë nga policia shqiptare.

Gjithashtu ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat ka konfirmuar tensionet që kanë ndodhur në kampin e MEK në Manëz të Durrësit, por që sipas tyre nuk ka pasur as viktima dhe as të lënduar.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!