Antoine Griezmann ka pranuar se e kishte të vështirë të përtypte vendimin e Didier Deschamps për ta bërë Kylian Mbappe kapiten të Francës përpara tij.
Griezmann fillimisht u shpall si favorit për t’u bërë kapiteni i ri i Francës pas pensionimit të Hugo Lloris në fillim të vitit, por Deschamps përfundoi duke ia kaluar shiritin në krah të superyllit të PSG-së, Mbappe. Vendimi thuhet se e befasoi Griezmann dhe shkaktoi një përccarje të përkohshme në dhomën e zhveshjes, ku madje sugjeroi që sulmuesi i Atletico Madrid mund të tërhiqej pas mospërfilljes.
Griezmann ka pranuar se ishte e vështirë për ta “përtypur” këtë vendim, por ai përfundimisht pranoi situatën dhe e la totalisht pas krahëve si çështje.
“Ishte e vështirë për t’u pranuar. Unë jam 32 vjeç dhe, megjithëse i kam ende këmbët, e di se po arrij fundin e karrierës sime. E pata të vështirë, kisha probleme nga stomaku prej sikletit për nja dy ose tre ditë”, është shprehur Griezmann për “Telefoot”./h.ll/abcnews.al