Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta kundër arrestimit të Milenkoviçit, serbët provokojnë Policinë e Kosovës

schedule14:17 - 14 Qershor, 2023

schedule 14:17 - 14 Qershor, 2023

Qytetarë serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës duke kundërshtuar kështu arrestimin e djeshëm të njeriut kryesor të të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, Milun Milenkoviç – Lune, ndërsa disa prej tyre kanë provokuar Policinë e Kosovës duke e quajtur “fashiste”.

KosovaPress raporton se përkundër kësaj, pjesëtarët e Policisë kanë reaguar profesionalisht dhe nuk kanë rënë pre e provokimeve.

Protestuesit serbë kanë bartur flamuj të Serbisë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe të ngjashme.

Ata kanë marshuar nga përmendorja e “Car Lazarit” deri tek cepi verior i Urës së Ibrit, dhe janë kthyer mbrapsht.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë prezentë në numër të shtuar si dhe karabinierët italianë, ndërkohë që gjithçka ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident.

/KosovaPress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!