Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mijëra njerëz protestojnë në Izrael kundër politikave të qeverisë

schedule09:19 - 11 Qershor, 2023

schedule 09:19 - 11 Qershor, 2023

Në të gjithë Izraelin u zhvilluan mbrëmë demonstrata kundër politikave të qeverisë së djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në shumë qytete, duke mbajtur flamuj dhe pankarta.


Protestat e kësaj jave janë fokusuar, ndër të tjera, në përshkallëzimin e dhunës në konfliktin izraelito-palestinez.

Sipas shtypit, 100 persona nga popullsia arabe janë vrarë në Izrael që nga fillimi i vitit, pothuajse trefishi i numrit në krahasim me periudhën korresponduese të vitit 2022.

Demonstratat kundër qeverisë kanë qenë të shpeshta që nga fillimi i vitit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!