“Bashkohemi nëse ulemi të gjithë”, Salianji: Çdo mënyrë tjetër i shërben ambicieve personale. S’ka zgjidhje pa përfshirë Berishën

schedule13:37 - 6 Qershor, 2023

schedule 13:37 - 6 Qershor, 2023

Për Ervin Salianjin rruga e vetme për bashkimin e demokratëve është ulja e të gjithëve në një tryezë, me qëllim gjetjen e mekanzimave të duhur. “Cdo mënyrë tjetër për t’u ulur me persona individualë- tha ai në studion e Tirana Live në ABC News, mund t’i shërbejë ambicieve personale të personave që do përfshihen, por jo bashkimit të demokratëve.

“Ne s’jemi Serbia me Kosovën për negociatorë. Ka një mënyrë për bashkim të gjithë deputetët janë përfaqësues legjitim të zgjedhur nga vota e qytetarëve, duhet të ulen të gjithë bashkë për të gjetur mekanizmat se si bashkohet PD apo opozita. Cdo mënyrë tjetër për t’u ulur me persona individualë, mund t’i shërbejë ambicieve personale të personave që do përfshihen, por jo bashkimit të demokratëve dhe kjo nuk është rruga e duhur për bashkimin e demokratëve” u shprëh Salianji.

Referuar rezultatit të 14 majit, Salianji tha se ai tregoi se nuk ka një zgjidhje në opozitë pa përfshirë edhe Berishën dhe mbështetësit e tij.

“Tërheqjet, dorëheqjet apo largimet me vullnet të lirë janë një rrugë, dhe këto janë në vullnetin e gjithësecilit, nga ana tjetër, politika ka një mekanizmë, është vota, e rëndësishme është të garantohen kushtet për votë. E sigurtë është që më 14 maj u tregua se me një parti të re me një sigël të re, pati rezultat shumë më të mirë Berisha se partia e vulës, kështu që në këto kushte nuk ka një zgjidhje në opozitë pa përfshirë edhe Berishën dhe mbështetësit e tij”- vijoi më tej Salianji, ndërsa theksoi se demokratët nuk mund të mbeten peng i një preteksi procedurial por as të mbetemi peng i besnikëve në njërin apo tjetrin formacion brenda PD.

“Duke qenë se nuk po ulemi të diskutojmë, por krijojmë procedura duke u marrë me teknikalitete, pastaj del ish kryetari edhe thotë e mira është më e mirë se e keqja, flet për natën dhe errësirën, janë element që cfarë t’u diskutosh. Nuk vjen zgjidhja prej kësaj, duhet të ulemi për të gjetur rrugët drejt bashkimit, nëse nuk bëhet këtu do jemi për lëvizje të tjera për ta riformatuar opozitën, s’mund të mbetemi peng i një preteksi procedurial por as të mbetemi peng i besnikëve në njërin apo tjetrin formacion brenda PD,”- tha Salianji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!