“Ethet” e parave të sheikëve duket se kanë pushtuar futbollistët e kombëtares së Shqipërisë. Arbër Hoxha ka bërë një zgjedhje suprizuese për karrierën e tij, duke vendosur të transferohet në Emiratet Arabe te skuadra e Al Ëahda .
Sulmuesi kuqezi largohet në këtë mënyrë nga Dinamo Zagreb dhe futbolli europian, duke iu bashkuar të tjerë lojtarëve shqiptarë që gjatë merkatos së verës zgjodhën Lindjen e Mesme.
Mediat kroate kanë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes mes dy klubeve. Për të marrë shërbimet e Arbër Hoxhës, Al Ëahda do paguajë 2.5 milionë euro, ndërsa Dinamo Zagreb do të ruajë pronësinë e 10% të kartonit të futbollistit në rast rishitje.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat kroate, vetë sulmuesi shqiptar do të përfitojë një kontratë të majme me të ardhura shumë më të mëdha nga ato që arketonte te Dinamo Zagreb.
Arbër Hoxha do të gjejë në kampionatin e Emirateve Arabe, mesfushorin kuqezi Kristjan Asllani që u transferua nga Inter tek Al Jazira. Ndërkohë në Arabinë Saudite kaluan më parë kapiteni i kombëtares, Berat Gjimshiti dhe sulmuesi tjetër Nedim Bajrami.
Por kur mbeten edhe pak ditë deri në fund të merkatos, që në Lindjen e Mesme vijon të jetë e hapur, të njëjtën rrugë mund të ndjekë edhe Armando Broja. Sipas mediave angleze, sulmuesi kuqezi kërkohet nga Al Jazira, skuadra e Emirateve Arabe, ku luan edhe Kristjan Asllani./abcnews.al

