Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulimi i fsheshtë në Nëmërçkë / 150 metra në errësirë, përballë një muri miliona vjeçar akulli!

schedule13:03 - 18 Shtator, 2026

schedule 13:03 - 18 Shtator, 2026

Në zemër të masivit të Nëmërçkës, në rreth 1650 metra mbi nivelin e detit, një ekspeditë speleologjike ka zbuluar një botë të fshehur nën tokë.  Bëhet fjalë për një shpellë të zhvilluar në formacione gëlqerore me tipologji karstike, që mendohet se i përkasin periudhës së Kretakut. Uji, gjatë miliona viteve, ka depërtuar në këto shkëmbinj duke krijuar zgavra, tunele dhe galeri nëntokësore.
Por zbulimi më spektakolar ndodhet në thellësi.

Eksplorimi ka nxjerrë në pah një pus vertikal rreth 150 metra të thellë, që përfundon përballë një formacioni masiv akulli. Një mur gjigant rreth 15 metra i lartë dhe 10 metra i gjerë, i fshehur në errësirën e shpellës. Në sipërfaqen e tij dallohen qartë shtresëzime bore dhe akulli, të formuara përmes një procesi të gjatë akumulimi.

Ndryshimet në ngjyrë dhe strukturë tregojnë historinë e një mjedisi nëntokësor me mikroklimë krejt të veçantë. Por shpella nuk mbaron aty. Përtej masivit të akullit, ajo vazhdon edhe për rreth 100 metra të tjera, duke lënë të hapur mundësinë e një sistemi edhe më të gjerë nëntokësor.



Gjatë eksplorimit është evidentuar edhe një organizëm i vogël, Mesenchytraeus solifugus, i njohur si “krimbi i akullit”, që jeton në mjedise të ftohta akullnajore. Ky organizëm është veçanërisht i ndjeshëm ndaj rritjes së temperaturës dhe nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Eksplorimi, megjithatë, është ndërprerë për momentin për arsye sigurie. Nga formacioni i akullit shkëputen herë pas here masa akulli dhe gurësh, që bien në pjesën e poshtme të shpellës.
Një botë e panjohur, e ngrirë në errësirë, që mund të fshehë ende shumë të panjohura. Nën Nëmërçkë, aty ku mali fsheh akullin, kërkimet sapo kanë hapur një tjetër kapitull./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!