Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Përçarja e brendshme shkon në favor të Serbisë

schedule16:32 - 5 Qershor, 2023

schedule 16:32 - 5 Qershor, 2023

KOSOVË- Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj foli për situatën në Kosovë dhe veprimet e Kurtit në veri. Gjatë intervistës për “Ballkan Update”, Hoxhaj tha se e ardhmja e Kosovës ndodhet në rrezik dhe në këtë kuadër opozita dhe qeveria duhet të koordinojnë veprimet.

Ai foli edhe për mocionin e mosbesimit ndërsa shtoi se opozita nuk i ka numrat për të ndërmarrë një hap të tillë ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

“E ardhmja e Kosovës jete në rrezik. Integriteti territorial është në pikëpyetje, nuk mendoj që deklarata të tilla opozitare për të bërë gjoja opozitë që të kemi një mocion mosbesimi  i shërben interesit nacional.  Nuk i kemi numrat . Mos të luajmë rolin e një demokracie formale. Por opozita duhet të jetë serioze se si ta detyrojë qeverinë që këtë planin për shtensionim, që është projekt evropian, ta ketë përpara se si ta tejkalojmë gjendjen.”, tha ai.

Diplomati kosovar theksoi se në këto kushte nuk duhet parë se cili subjekt drejton vendin, por palët duhet të shohin interesin e vendit.

“Unë nuk mendoj se këtu shqetësimi se kush mund të jetë në Prishtinë në pushtetin lokal apo qendror, Shqetësimi është se si t’i mbrojmë interesat nacionale të Kosovës”, u shpreh Hoxhaj.

Ai thotë se Kosva duhet të ndërmarrë hapa për të koordinuar veprimet me partnerët ndërkombëtarë për të tejkaluar situatën në veri. Sipas Hoxhajt, Serbia po fiton pikë në veri dhe qasja e sherrnajës politike mes pozitës dhe opozitës në Kosovë nuk i shërben interesit të Kosovës.

“Opozita do duhet të kërkojë unitet me Kurtin. Të kërkojë bashkëveprime, që kryeministri të jetë i përgjegjshëm dhe në nivel të detyrës. Kjo mund të ndodhë nëse  Kosova koordinohet me partnerët amerikanë dhe evropianë për ta zbatuar marrëveshjes, që Kurti e ka arritur  në Bruksel dhe3 mandej ia dha miratimin në Ohër për planin për veprime. Ne kemi një situatë serioze në veri të vendit, sepse atje po krijohet një vakum. Çdo hap tjetër që ka ndjek Kurti pa u koordinuar nga ndërkombëtarët, kanë prodhuar një rezultate krejt të kundërta. Opozita dhe qeveria duhet të jenë bashkë se si të kalohet kjo gjendje.”, tha ai./ n.m.abcnews.al