Erzeni do të vijojë të qëndrojë në Superiore për sezonin e ardhshëm, ndërsa ëndrra e Korabit për të luajtur në elitë merr fund.
Ekipi nga Shijaku mposhti 2-1 ekipin nga Peshkopia pas kohës shtesë, pasi 90 minutat përfunduan në barazim 1-1 në ndeshjen finale të Play-Out.
Goli deçiziv për Erzenin u shënua në minutën e 93′ nga Mehmeti.
Golat: Erzeni-Korabi 2-1 (Sadiki 3’, Mehmeti 93’ / Tabaku 19’). /G.D abcnews.al/