IKMT ka vijuar në Vlorë aksionin për prishjen e objekteve, për t’i hapur rrugë vazhdimit të projektit të Lungomares 2 . Nga IKMT konfirmohet se janë rreth 60 objekte që do të prishen nga zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë deri në Orikum.
Objektet që do të shemben janë kryesisht ndërtesa me mungesë dokumentacioni apo të paligjshme. Përveç projektit të Lungomare 2, një tjetër projekt i rëndësishëm është dhe shëtitorja deri në Orikum. Aksioni i IKMT në Vlorë pritet të vijojë gjatë gjithë muajit shtator. /ABC News Albania 24/7