Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pasur sot kontakte me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Pas bisedës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s i tha Prishtinës se duhet të de-përshkallëzojë tensionin dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues.
Siç thotë ai në një postim në Twitter, Prishtina dhe Beogradi duhet t’i bashkohen dialogut të udhëhequr nga BE-ja tani, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit.
Së fundi, ai siguroi se forca paqeruajtëse e NATO-s do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt.
Spoke to HR/VP @JosepBorrellF about #Kosovo. Pristina & Belgrade must engage in the EU-led dialogue now, as the only way to peace & normalisation. Pristina must de-escalate & not take unilateral, destabilising steps. @NATO_KFOR will continue to ensure a safe & secure environment.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 28, 2023
Kujtojmë se të shtunën Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në një deklaratë, theksoi se vendi i tij dënon ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës në lidhje me qasjen me dhunë në ndërtesat komunale në pjesën veriore të Kosovës.
Praktika të tilla janë kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës./abcnews.al

