Analistët në Kosovë: Vizitat e zyrtarëve ndërkombëtarë, sinjal i mirë

schedule12:40 - 7 Shtator, 2019

schedule 12:40 - 7 Shtator, 2019

Vizitat e fundit të përfaqësuesve të SHBA-së dhe vendeve të BE-së në Kosovë, sipas analistëve në vend janë  një sinjal se këto vende, e marrin shumë seriozisht cështjen e vazhdimit të dialogut Kosovë -Serbi.

Ata po vijnë në Kosovë për të vënë theksin për që duhet t’i marrë qeveria e krijuar menjëherë pas zgjedhjeve. Tregojnë për nevojën e një krijimi të një qeverie të shpejtë dhe vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi, si dhe luftën ndaj korrupsionit.

Fokusi do të jetë te dialogu. Këto vizita bëhen edhe për të matur pulsin e palëve qoftë në Prishtinë apo Beograd për të parë se për çfarë janë të interesuar, respektivisht deri ku ata mund të shkojnë në atë që do të jetë një kompromis.

Derisa Gjermania kategorikisht kundërshton shkëmbimin e territoreve, SHBA-ja thotë se përkrah çdo marrëveshje të arritur ndërmjet të dyja palëve, por edhe në vizitën e fundit të dy senatorëve kanë përmendur se vendimet do të jenë të vështira.

Analistët besojnë në arritjen e një kompromisi, por përjashtojnë mundësinë e shkëmbimit të territoreve.

Gjermania nuk janë dy ekstreme por dy qëndrime të kundërta deri diku, kompromisi një lloj zgjidhje në mes të këtyre dy qëndrimeve.

Të martën në Kosovë ishte deputeti gjerman i partisë së Merkelit, ndërsa të mërkurën dy senatorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikën të cilën theksuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë Serbi. /ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!