Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Korçë/ Merrte deri në 1 mijë euro për person, 28 vjeçari kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm

schedule09:17 - 23 Maj, 2023

schedule 09:17 - 23 Maj, 2023

Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm. Selami Zyberi u ndalua në aksin rrugor Qafë Plloçë-Qukës. I riu pasi ka konstatuar se po ndiqej nga policia, ka tentuar që të largohet me shpejtësi por është hapur dhe neutralizuar menjëherë.

Nga hetimet, rezultoi se 28-vjeçari do t’i transportonte emigrantët kundrejt pagesës 300-1000 euro secili, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!