Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentuan të transportonin 5 emigrantë kinezë drejt Greqisë/ Sarandë, procedohen dy taksistë

schedule12:45 - 23 Shtator, 2026

schedule 12:45 - 23 Shtator, 2026

Dy qytetarë nga Tirana janë kapur nga shërbimet e policisë kufitare të Sarandës me 5 shtetas kinezë në tentativë për t’i ndihmuar për të kaluar kufirin drejt Greqisë.

Sipas burimeve nga Policia Kufitare Sarandë bëhet me dije se rreth orës 21:00 të së martës në aksin rrugor, Shkallë-Konispol, u konstatuan  dy automjete taksi, me targa AH233T, dhe AK769T, me drejtues

Erald Islamaj, 26 vjeç dhe  Armand Zekaj, 45 vjeç, të dy banorë të Tiranës ku nga kontrolli në mjetet e tyre u gjetën 5 shtetas kinezë të moshave nga 38-55 vjeç të cilët do t’i transportonin  drejt Greqisë.

Për këtë u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku dy drejtuesit e mjeteve taksi, shtetasit Erald Islamaj dhe Armand Zekaj  u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Njëherazi edhe për të pesë shtetasit kinezë filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!