Gjykata e Apelit jep vendimin: Juventusit i hiqen 10 pikë nga renditja aktuale

schedule20:24 - 22 Maj, 2023

schedule 20:24 - 22 Maj, 2023

Ka ardhur pak çaste më parë vendimi me anë të një njoftimi për shtyp nga FIGC në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, i cili vendosi të dënojë Juventusin me -10 pikë për çështjen e fitimeve kapitale.

“E thirrur nga “Collegio di Garanzia dello Sport” për të rinovuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën “çështja e fitimeve kapitale”, Gjykata Federale e Apelit ka vendosur të sanksionojë klubin e Juventusit me dhjetë pikë dënimi në renditje në lidhje me sezonin aktual sportiv.

Gjykata gjithashtu liroi nga akuzat e ngarkuara Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano”, thuhej në njoftimin zyrtar./h.ll/abcnews.al