Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Kush lufton për interesa personale, është turpi i opozitës”, Salianji: Nuk e marr postin e kreut të grupit parlamentar

schedule11:16 - 18 Maj, 2023

schedule 11:16 - 18 Maj, 2023

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji, tha se pa u pjekur kushtet dhe pa pasur një komunikim të sinqertë në PD nuk do të marë postin e kryetarit të grupit parlamentar.

Ai tha për mediat se funksionarët e lartë të PD-së duhet të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve vendore. Sipas tij, në këto ditë të vështirë është e turpshme, që të luftohet për poste personale duke lënë mënjanë interesin e demokratëve.

” Ligjërisht, që në momentin që jep dorëheqjen kryetari, me rregulloren e Kuvendit, unë si nënkryetar jam përfaqësues, por nuk do të marrë asnjë hap të tillë deri sa të krijohen të gjitha urat e komunikimit që opozita të bashkohet. Nëse ka interesa personale, çarje dhe fragmentarizimi, dhe për të marrë funksione në një nga ditët më të vështira për opozitën. Unë nuk mund të them se ne s’kemi përgjegjësi. Secili prej funksionarëve të lartë të PD është përgjegjës. Ne të tjerët që luftojmë për interesat personale, jemi turpi i opozitës”, tha ai/n.m.abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!