Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kurbnesh të Mirditës. Sipas njoftimit nga policia, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

