Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Salianji ankohet te partitë e djathta: Në PD po asgjesohen standartet demokratike dhe pluralizmi

schedule13:13 - 19 Maj, 2026

schedule 13:13 - 19 Maj, 2026

Referendumi i Berishës bëhet cështje ndërkombetare. Ervin Salianji informon dhe u ankohet Partive Popullore Europiane për rizgjedhjen e doktorit në PD.

Në letrën drejtuar Presidentit Veber dhe krerëve të tjerë të partive të djathta europiane, nga kancelari gjerman Merz te kryeministri grek, Mitsotakis, Salianji i vendos në dijeni se Sali Berisha nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjet e PD, dhe kësaj radhe ka bllokuar edhe garën duke skualifikuar atë dhe çdo kandidat.

“Sali Berisha, 82 vjeç, e ka udhëhequr Partinë Demokratike për 36 vjet. Ai duhet të marrë përgjegjësinë për humbjet sistemike që kanë kontribuar në dobësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë – si çështje parimore ashtu edhe në përputhje me Statutin e Partisë. Ai është bërë simbol i “establishmentit të vjetër politik” dhe, në interes të ripërtëritjes demokratike, duhet të largohet”, shkruan Salianji.



Salianji i vë në dijeni PPE edhe për statutin e PD dhe nenin Basha, nen që Berisha vetë e vendosi dhe sot nuk e zbaton, pasi e skualifikon automatikisht nga gara dhe nuk i lejon rikandidimin.

“Një shqetësim i veçantë lind nga shkelja e hapur e Nenit 46 të Statutit të Partisë, i cili parashikon shprehimisht dorëheqjen e Kryetarit pas një humbjeje në zgjedhjet e përgjithshme, pa mundësinë e rikandidimit të menjëhershëm. Moszbatimi i kësaj dispozite ngre shqetësime legjitime në lidhje me respektimin e rregullave të brendshme demokratike dhe llogaridhënien institucionale” vijon ai.

Partia Demokratike është anëtare e Partive Popullore Europiane që drejtojnë edhe institucionet më të rëndësishme të BE, nga KE, Keshilli Europian dhe Parlamenti Europian.

Ndonëse vitet e fundit, si me Bashën dhe me rikthimin e Berishës, PD dhe PPE nuk kanë qenë në të njëjtën linjë si për integrimin europian, si për zhvillimet në Shqipëri.

PPE nuk ndërhyn në cështjet e brendshme politike, por ka të drejtë të caktojë vëzhgues për t’i ndjekur ato dhe të japë rekomandime. Kur sot mbushen 5 vite nga shpallja non grata prej SHBA, Partite Popullore Europiane kanë mbetur e vetmja rrugë dalëse e Sali Berishës nga Shqipëria.

Një vit më parë ishte Berisha që ankohej në PPE për farsen e 11 majit dhe zgjedhjet në Shqipëri, tani karma kthehet, është Salianji që ankohet për farsën e Berishës. Ndaj dhe letra informuese dhe me ankesa e Salianjit këtë të martë i dogji jo pak doktorit.

“Ai që shkruan letër është një i vetëpërjashtuar nga kjo parti. Por ai natyrisht ka të drejtat e tij, mund të shkruajë letra ku të dojë, është i lirë. Sikundër është i lirë t’i drejtohet organeve të partisë, gjykatës së partisë, ku të shprehë ankesën, megjithëse ai u vetëpërjashtua, zgjodhi vetë vetëpërjashtimin. Ndaj dhe letrat e shkruara nga zyra e Edi Ramës apo ndonjë tjetri, nuk kanë asnjë vlerë për Sali Berishën. Secili mund të shkruajë letra.” tha Berisha

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!