Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Stambolli në qendër të sigurisë rajonale/ Të hënën mbahet takimi i parë i Paktit të Mekës

schedule18:59 - 30 Gusht, 2026

schedule 18:59 - 30 Gusht, 2026

Stambolli do të presë të hënën mbledhjen e parë të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes, të krijuar në kuadër të Paktit të Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës.

Sipas burimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, në takimin e parë të këtij komiteti do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite.

Turqia pritet të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yasar Guler dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Selçuk Bayraktaroglu.

Nga Pakistani pritet të marrin pjesë ministri i Jashtëm Mohammad Ishaq Dar, ministri federal i Mbrojtjes Khawaja Muhammad Asif dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë, marshalli Asim Munir.

Arabia Saudite pritet të dërgojë ministrin e Jashtëm Faisal bin Farhan, ministrin e Mbrojtjes Khalid bin Salman dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Fayyadh bin Hamed Al-Ruwaili.

Në fokus siguria dhe bashkëpunimi ushtarak

Komiteti Strategjik Politik dhe i Mbrojtjes përbëhet nga ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, si dhe shefat e shtabeve të përgjithshme të tri vendeve. Roli i tij është të përcaktojë drejtimin strategjik të aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të Paktit të Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës.

Në takimin e Stambollit pritet të jenë në qendër të diskutimeve çështjet ndërkombëtare të sigurisë, zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe rritja e ndërveprueshmërisë mes forcave të armatosura të Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite.

Një tjetër pikë e rëndësishme do të jetë forcimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, përfshirë prodhimin e përbashkët dhe kërkimin e zhvillimin. Në agjendë pritet të jetë edhe intensifikimi i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit.

Takimi pritet gjithashtu të përcaktojë kornizën për krijimin e një sekretariati dhe mekanizmave të tjerë përkatës, të cilët do të udhëheqin punën në fushat e bashkëpunimit të përbashkët të përcaktuara nga Komiteti Strategjik Politik dhe i Mbrojtjes.

Pjesëmarrësit pritet të hartojnë edhe një udhërrëfyes për hapat që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme.

Pakti u nënshkrua në Mekë

Takimi i parë i komitetit vjen pas nënshkrimit të Paktit të Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës më 7 gusht në Mekë. Dokumenti u nënshkrua nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif.

Paktti, i firmosur nga Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite mbi bazën e një ndjenje të përbashkët përgjegjësie dhe kujdesi rajonal, u krijua në një periudhë kur paqëndrueshmëria është në rritje si në rajonet e këtyre vendeve, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Objektivi i tij është promovimi i sigurisë, paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në nivel rajonal dhe global, si dhe forcimi i parandalimit të përbashkët.

Një nga parimet kryesore të paktit përcakton se një sulm ndaj cilësdo prej palëve do të konsiderohet sulm ndaj të gjitha palëve.

Në të njëjtën kohë, marrëveshja synon të nxisë një kulturë të re bashkëpunimi në rajon. Ajo parashikon mundësinë e pjesëmarrjes së të gjithë aktorëve që respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe ndajnë një vizion të përbashkët për bashkëpunim paqësor.

Takimi i Stambollit pritet të shërbejë si një hap i rëndësishëm për konkretizimin e mekanizmave të bashkëpunimit dhe për përcaktimin e prioriteteve të ardhshme të këtij pakti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!